FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Duhet kujdes ndaj Lazios, ju kujtohet sezoni i kaluar!

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për disa tema në prag të ndeshjes ndaj Lazios, duke filluar debutimi i Ronaldos në “Allianz Stadium” deri te rikthimi i Bonuccit. Strategu italian kërkon kujdes nga bardhekaltrit për të evituar ndonjë surprizë të pakëndshme.

“Vitin e kaluar kishim fituar 41 ndeshje radhazi në fushë tonë, por na mundi Lazio. Është një ekip i stërvitur mirë nga Inzaghi. Luajnë shumë me kundërsulm dhe kanë Milinkovic një futbollist që është i fiziksht, por ka edhe klas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Futbolli është i lehtë. Duhet që futbollistët të njihen mirë me njëri-tjetrin. Do të përmirësohet në të ardhmen. Ndaj Chievo goditi gjashtë herë portën kundërshtare dhe kjo më pëlqen. Ne duhet të jemi më të gatshëm në topat e kthyer nga portieri. Kurrë në stol? Jo, mund të ndodhë që edhe ai të pushojë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Bonucci? Do ta vlerësojë si gjithë të tjerët në fushën e lojës. Do të jetë e komplikuar për të gjithë ne, jo vetëm për të. Gjithsesi, Leonardo më është dukur entuziast dhe si gjithmonë ka shumë pasion”, tha strategu italian.

Lidhur me formacionin Allegri la gjithçka të hapur në mbrojtje dhe në sulm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?