FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Dybala në dispozicion, Inter favorit për titull

Pas Champions League, Juventus dëshiron të ruaj të njëjtin trend pozitiv edhe në Serie A por të dielën duhet të bëjnë llogaritë me një transfertë të vështirë, sfidën kundër Inter: “Në San Siro do të jetë një ndeshje e madhe por jo decizive për kampionatin. Sezoni vendoset në 2-3 muajt e fundit.

Nuk mund të mendojmë që me një ndeshje mund të fitojmë ose të humbasin kampionatin. Inter në këndvështrimin tim është ekipi favorit për të fituar titullin. Do të jetë një test shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp duke u ndalur më pas tek gjendja e ekipit:

“Dybala? Është mirë, do të jetë në dispozicion. Në përgjithësi grupin e kemi të kompletuar. Shpirt i ri pas largimit të CR7? Kur ke një lojtar si CR7, i cili të garanton 30 gola në sezon është normale që ekipi të mbështet tek ai. Tani që Ronaldo nuk është, të gjithë kanë më shumë përgjegjësi dhe detyrim të shkojnë tek goli”, theksoi trajneri i Juves.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?