FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: I kam thënë dy herë “jo” Realit, zgjodha Juventusin si gjest dashurie!

Massimiliano Allegri ka nisur aventurën e dytë te skuadra e Juventusit, teksa pak minuta më parë ka zhvilluar dhe konferencën për shtyp të riemërimit në krye të bardhezinjve. Ai u ndal te disa tema në pyetjet me gazetarët, ndërkohë që zbuloi dhe faktin që ka refuzuar dy herë Realin.

“Po i kam thënë jo dy herë Realit. Dua të falënderoj presidentin Perez për vlerësimin. Por unë zgjodha Juventusin, si një gjest dashurie që kam për këtë klub. Duhet të fitojmë, kjo është gjëja më e rëndësishme, më pas vijnë gjërat edhe në bazë të karakteristikave të lojtarëve.

Ronaldo? Kam folur me të. Së bashku me Chiellinin dhe Bonuccin do të kenë më shumë përgjegjësi. Dybala-n e kam gjetur më të motivuar dhe në një formë shumë të mirë. Ka kaluar një sezon të vështirë, por shpresoj të gjejë ritmin e duhur. Kam në dispozicion një ekip të shkëlqyer, tani është koha të mendoj për të tashmen dhe jo të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë pres më shumë gola nga Rabiot dhe McKennie, pasi kanë karakteristika për të shënuar. Kam futbollist si Ronaldo, Morata, Chiesa, Bernandeschi, Kulusevski, pres gati 75 gola nga sulmuesit. Për titullin 88 pikë janë të mjaftueshme mendoj, por këtë sezon do kemi një rival të fortë si Interi, Milani gjithashtu do jetë në garë, por pa harruar as Napolin dhe ekipe të tjerë”, tha Allegri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?