FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri kritikon ashpër Bernandeschin: Ne nuk jemi Fiorentina (VIDEO)

“Nuk jemi Fiorentina”, kjo ka qenë shprehja e përdorur nga trajneri Massimiliano Allegri në një moment tërbimi gjatë ndeshjes së Champions League ndaj Young Boys.

Një kamera amatore në “Allianz Stadium” ka filmuar strategun e Juventusit, i cili u tërbua me Federico Bernandeschin, teksa ky i fundit humbi dy mundësi të mira shënimi pas dy kundërsulmeve të shpejta.

Mesfushori në fakt ishte një ndër më të mirët në fushë, por Allegrit nuk i pëlqen shumë spektakli dhe për këtë gjë shpesh herë ka kritikuar futbollistët e tij që të jenë sa më vrastar në zonën kundërshtare. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?