FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri lë mes buzëqeshjesh Juven: 5 vite fantastike, ja pse “u ndamë”

Massimiliano Allegri doli para gazetarëve dhe lojtarëve të tij, përkrah presidentit Andrea Agnelli, duke komentuar për herë të parë largimin nga skuadra bardhezi pas 5 viteve shumë të suksesshme.

“Falënderoj presidentin për fjalët e bukura, falënderoj djemtë për atë që kanë bërë dhe për atë që më kanë dhënë, kemi marrë shumë kënaqësi, po lë një ekip fitues, kemi diskutuar për të mirën e Juventusit, kompania ka bërë vlerësimet e saj dhe e konsideronte të përshtatshme që trajneri të mos isha unë më. Por kjo nuk ndryshon asgjë, sepse marrëdhëniet me Andrean janë të jashtëzakonshme, si me Paraticin dhe Nedved.

Nesër do të jetë një mbrëmje e bukur, sepse kanë qenë pesë vjet të jashtëzakonshme. Kur e kuptoni se duhet të ndaheni në mënyrë fiziologjike, nuk ka nevojë të vazhdohet. Kjo është ajo që ndodhi në mbledhjet e famshme, unë lë një president të jashtëzakonshëm, një vendimmarrës. Pavel dhe Fabio, të cilët i takova në moshë të re, por tashmë janë drejtues të rëndësishëm. Edhe vitin e ardhshëm, Juventus do të vijojë të bëjë shumë mirë sepse është një super klub dhe ka një ekip të jashtëzakonshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë sezon kemi bërë shumë mirë duke fituar kampionatin dhe Superkupën, duke luajtur mirë apo keq, kjo nuk ka rëndësi. Një trajner duhet të analizojë perfomancën, por shpesh rezultati përbën ndryshim e madh në mendime. Në Cardiff humbëm sepse Reali mbrojti më mirë se ne, por nuk e kuptoj se çfarë do të thotë të luash mirë. Në jetë ka disa kategori: Ka lojtarë që fitojnë dhe humbasin, trajner që fitojnë dhe jo. Nëse nuk fiton, ka gjithmonë një arsye”, deklaroi Allegri në konferencën për shtyp. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?