Allegri mbetet në dyshim, sot zhvillohet takimi i dytë me drejtuesit e Juves

Një darkë nuk ka mjaftuar për të vendosur nëse Massimiliano Allegri do të vijojë që të mbetet ende trajneri i Juventusit. Mbrëmjen e djeshme strategu livornez ka zhvilluar një takim me presidentin Agnelli, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Për këtë arsye, palët kanë rënë dakord që pasditen e sotme të mbajnë një tjetër takim, ku të pranishëm do të jenë edhe zëvendës presidenti Pavel Nedved, si dhe Drejtori Sportiv, Fabio Paratici. Tema do të jetë po e njëjta, diskutimi mbi ofertën për rinovimin e kontratës së Allegrit, që përfundon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa gjithçka do të varet nëse palët do të gjejnë gjuhën për zgjedhjet teknike mbi ekipin.

Allegri kërkon të vijojë te Juventusi, por për të synuar Championsin kërkon të afrohen në skuadër emra të mëdhenj gjatë merkatos së verës, ndërsa ka bërë edhe një listë me “të padëshiruar”, ku bëjnë pjesë emra si Dybala, Pjaniç, Alex Sandro dhe Cancelo. Nedved dhe Paratici janë kundër trajnerit në këtë pikë, pasi mendojnë se skuadra është tashmë e fortë dhe ka nevojë vetëm për ndërhyrje të vogla, në reparte të caktuara. Nuk përjashtohet as mundësia që Allegri të largohet nga bardhezinjtë, teksa nuk i mungon oferta nga PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?