Allegri motivon Ronaldon: Goli do vij që nesër, FIFA Award? E meriton për atë që bëri
Fakti që ka në skuadër futbollistin më të mirë në planet e ngroh trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili në konferencën për shtyp përpara duelit të radhës në kampionat ndaj Sassuolës ka pohuar se pret shumë nga Cristiano Ronaldo.
“Ronaldo është i mirë dhe jam i sigurt se do ia dalë nesër. Nuk pres asgjë tjetër nga ajo që bëri në tre ndeshjet e para. Ai nuk ka shënuar. Të gjithë e prisnin nga ai por shënoi Mandzukiçin. Ai ka punuar mirë dhe me siguri do të jetë në gjendje të luajë kundër Sassuolo”.-tha fillimisht Allegri.
Ndërkohë tekniku toskan nuk i shpëtoi as pyetjes rreth çmimit të futbollistit më të mirë të vitit i cili do jepet nga FIFA mbrëmjen e 28 shtatorit.
“Mendoj se e meriton Ronaldo për atë që bëri, pa hequr asgjë nga puna e Luka Modric”.-përfundoi tekniku i bardhezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

