Allegri nuk e bën dramë: S’ka depresion, të mbyllim sa më parë llogaritë për titullin
Trajneri i Juventusit, nuk e bën dramë eliminimin në Champions League ndaj Ajaxit. Strategu i njohur kërkon që ekipi i tij të mbyllë sa më parë llogaritë në kampionat, që në duelin e radhës ndaj Fiorentinës.
“Kemi mundësi për të mbyllur diskutimin për titullin, duhet ta arrijmë. Duhet të harrojmë zhgënjimin në Champions dhe të shohim përpara për verdiktet në fushë. Nuk nevojiten falje apo alibi, këto gjër përdoren kur nuk fitohet. Pas fitimit të titullit, duhet të projektojmë të ardhmen dhe të mos kapemi nga depresioni.
Të martën luajtëm më mirë se në Amsterdam, Ajax fitoi nga katër topa që i humbën ne. Gjithsesi ne luajtëm më mirë se një javë më parë. Nuk ishte ndonjë Ajax i jashtëzakonshëm, më mirë kanë luajtur në Holandë.
Ai ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Nesër do të luajë titullar. Ronaldo është e ardhmja e Juventusit, është një lojtar i madh dhe do të bëjë sërish një sezon të madh vitin tjetër. Është i qetë, i zhgënjyer si të gjithë ne sepse jemi eliminuar nga Champions League, që kemi dashur ta fitojmë.
KOHA JONË SONDAZH

