Allegri nuk e fsheh më: Pas 7 titujsh, ka ardhur koha të synojmë Championsin
“Pas 7 kampionatesh dhe 4 Kupa Italia radhazi, ka ardhur koha të tentojmë edhe Eruopën. Kemi humbur dy finale Championsi në 4 vitet e fundit”. Kështu është shprehur Massimiliano Allegri gjatë një prezantimi të Samsung në Itali.
“Dëshira për të triumfuar në Champions League, që ka nisur që në vitin 2010. Për momentin nuk kemi arritur që të fitojmë, shpresojmë që të jetë viti i duhur dhe do të provojmë. E kemi nisur mirë dhe duhet të vijojmë me këtë trend. Tani do të rikuperojmë edhe disa lojtarë: Douglas Costa do të jetë gati pas ndeshjeve të kombëtareve, për Khedira-n do të shohim”.
Allegri mendon që ekipi të mendoj ndeshje pas ndeshje për të arritur rekordin e 13 fitoreve radhazi në kampionat që mbahet nga Milani në sezonin 1992-1993.
“Më kujtohet që në atë vit Milani fitoi 5-4 ndaj Pescara-s dhe Capello u shpreh se ‘nuk humbëm këtë. Nuk do të humbim më’. Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjes. Pas pushimit do të përballemi me Genoa-n që ka ndryshuar trajner. Çdo ndeshje duhet fituar, të shohim se çfarë do të ndodh”, deklaroi Allegri. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

