FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri para Milanit: Ndeshje më e rëndësishme për ta, kam 3 dyshime për formacionin!

Pas fitores së parë në këtë sezon në Champions ndaj Malmos, Juventus kërkon suksesin e parë edhe në kampionat. Për bardhezinjtë sfida e parë është ajo e së dielës ndaj Milanit, që mban vendin e parë me pikë të plota. Trajneri Allegri ka konfirmuar rëndësinë e sfidës, por kaloi presionin te kundërshtari.

“Ndaj Milanit është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit. Ata kanë fituar besim dhe siguri në vitet e fundit. Ne duhet të bëjmë një paraqitje të mirë, po rritemi, punojmë të gjithë së bashku dhe duhet t’i japim vazhdimësi fitores ndaj Malmos.

Formacion? Kam disa dyshime, një në mbrojtje, një në mesfushë dhe një në sulm, do ta zgjidh nesër E rëndësishme është që të gjithë të jenë gati për të ndihmuar ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e nesërme është më e rëndësishme për ta se për ne. Bilancet e para do të bëhen para pushimeve në nëntor, dhe në atë periudhë do të jemi në një pozicion tjetër. Kampionati është shumë i ekuilibruar. Është shpejt të humbasësh pikë, por dhe mund t’i rikuperosh. Në këtë moment për të fituar, nuk mjafton që të japësh 100 për qind”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?