Allegri: Për Fiorentinën është ndeshja e jetës, Dybala shumë i rëndësishëm
Massimiliano Allegri kërkon kujdes nga skuadra e tij në prag të transfertës delikate ndaj Fiorentinës. Strategu i kampionëve të Italisë ka vlerësuar ekipin e Piolit, ndërkohë që nuk i ka kursyer fjalët e mira për Dybala-n pas ndeshjes së mesjavës.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi të bukur, që ka futbollistë të rinj dhe të fortë. Ata nuk kanë humbur ende në shtëpinë e tyre, kanë shënuar 14 dhe kanë pësuar vetëm 3. Për ne do të jetë një ndeshje e radhës, ndërkohë që për ta është ndeshja e vitit. Do të jetë një ndeshje e gjatë, sepse në Firenze nuk mbaron kurrë.
Kopja Ronaldo Mandzukic? Futbolli është shumë i thjeshtë. Kur ka një kimi të tillë, funksionon më mirë. Të mërkurën luajti edhe Dybala. Është e vërtet që shënon më pak, por është një lojtar që ndihmon si mesfushorët ashtu edhe sulmuesit sepse ka shumë teknikë.
Ronaldo nuk më ka kërkuar që të pushoj, është mirë fizikisht dhe do të gjejmë një mënyrë për të pushuar kur te kemi një kalendar të ngjeshur. Kemi një grup të rëndësishëm. Emre mund të luajë për gjysmë orë për disa ditë. Alex Sandro nuk ka asgjë të rëndë, ndërkohë që Khedira dhe Bernandeschi shumë shpejt do të jenë gati”, deklaroi Allegri në daljen për mediat. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

