Allegri reagon pas shkarkimit: 5 vite fantastike, Juve do të zgjedh një trajner të madh
Pak orë pas shkarkimit nga skuadra e Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë fjalët e para pas shkarkimit për një emision humoristik në “canale 5”.
“Kanë qenë 5 vite dashurie dhe shumë të bukura. 5 vite për mua janë shumë. Zëvendësuesi? Këtë gjë nuk e di, një duhet ta drejtojë ekipin, nuk e di se kush. Kushdo që të shkojë do të jetë një trajner i madh, pasi Juventusi është një klub i madh.
E ardhmja në një ekip si Barcelona? Jo, jo, jo absolutisht. Berlusoni ju ka telefonuar te Monza? Po, vërtetë!”, deklaroi strategu i ekipit bardhezi. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

