Allegri: Ronaldo gati për Ajax-in, Milani do të na stimulojë për Champions
Trajneri i Juventusit, ka qetësuar tifozët në prag të ndeshjes ndaj Milanit duke u shprehur se Cristiano Ronaldo ka shfaqur përmirësim të dukshëm dhe mund të jetë gati për Ajax-in. Në lidhje me duelin ndaj kuqezinjve, strategu livornez e sheh si një përgatitje të mirë për në Champions League.
“Cristiano është mirë. Ka sinjale pozitive 5 ditë para ndeshjes ndaj Ajax-it. Ai po bën gjithçka për të qenë në dispozicion në këtë ndeshje. Kur të fitojmë titullin do të jetë një mbrëmje e bukur, të cilën duhet ta festojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është meritë më e madhe e Juves, se e dobësisë së rivalëve. Napolit i bëj komplimente për sezonin që po kalon, por ne kemi bërë diçka të jashtëzakonshme.
Milani është rritur shumë. Juve-Milan gjithmonë ka qenë një ndeshje e ekuilibruar. Do të jetë e vështirë, por sfidë stimuluese për t’u përgatitur për Champions. Duhet të mendojmë vetëm për ta fituar, pasi do të na japë një stimul më shumë. Nuk mendje se nesër do të vendoset titulli, do të kemi 15 ditë shumë intensive.
Bonucci pas ndeshjes ndaj Cagliarit u shpreh ke, por më pas kërkoi falje. Duhet të dihen qartë dy gjera: sjellja korrekte në fushë dhe respekti për kundërshtarin. Racizmi nuk ka justifikim, duhet luftuar.
Gjendja e të dëmtuarve? Dybala, Mandzukic dhe Spinazzola janë në dispozicion. Për Khedirën do të shohim. Douglas Costa do të jetë gati për të mërkurën. Alex Sandro dhe Spinazzola janë mirë. Chiellini me shumë mundësi do të pushojë me Milanin, do të ketë hapësira për të gjithë”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

