Allegri: Ronaldo luan sërish, duhet të kemi kujdes ndaj Romës
Nesër në mbrëmje, Juventusi do të ketë një tjetër duel të rëndësishëm ndaj Romës në “Allianz Stadium”. Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri para ndeshjes ndaj Torinos deklaroi se në një nga 4 sfidat e ardhshme ylli portugez do të ulet në stol për të pushuar.
“Ronaldo luan, sepse mbeten edhe dy ndeshje për këtë vit. Njërën do ta luajë, tjetrën jo. Roma është e vetmja skuadër italiane, e mbetur në Ligën e Kampionëve, bashkë me ne. Ndoshta nuk është në pozicionin e duhur në klasifikim, ka pasur vështirësi këtë sezon, jam dakord me këto.
Edhe nesër do të jetë Juventus-Roma, një ndeshje e madhe. Pastaj, ne nuk mund të lejojmë nënvlerësimin e asnjë loje. Ky është një klasifikim i rremë, i vërteti do të jetë më 29 dhjetor, kur faza e parë do të përfundojë dhe do të bëhet vlerësimi i saktë.
Djemtë kanë pasur një javë stërvitore të mirë. Ne menduam se kishin nevojë për dy ditë pushim, pas kaq shumë lojërash. Duhet ta nisim menjëherë në sulm këtë ndeshje, duke e ditur se Roma ka lojtarë, të cilët mund ta zgjidhin në mënyrë individuale lojën. Under është i rrezikshëm, Kluivert mjaft i shpejtë”, deklaroi strategu i bardhezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

