Allegri shpërthen pas barazimit: Në Itali mungon kultura, kurrë nuk përmirësohemi
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shfaqur i tërbuar pas barazimit 2-2 ndaj Atalantës, duke shpërthyer ndaj presidentit të Napolit, De Laurentis, i cili ka kritikuar arbitrin e sfidës së sotme ndaj Interit.
“Më mirë të flasim për ndeshjen, sepse sot nuk jam në humor të mirë, dhe më lëvizin nervat. Nuk flas kurrë për arbitrat, Banti arbitroi mirë. Por jashtë fushe ka deklarata të rënda në adresë të arbitrave, herë pas herë mund të ankohem edhe unë. Duhet të fitojmë dhe të dimë se duhet të punojmë shumë më fort, por jam i hidhëruar për gjithçka që ndodhi.
E kuptoj që në Itali nuk do të përmirësohet kurrë, nuk ka asgjë për të bërë. Nuk është elegante të bëhen deklarata të tilla, duhet të jemi ne që të edukojmë tifozët. Në Itali lejohet kjo dhe më shumë”, deklaroi Allegri në referim edhe të deklaratave të bëra nga presidenti i Napolit, De Laurentiis.
“Skuadra bëri një pjesë të parë të mirë, pësuam gol në një situatë në të cilën Zapata u tregua shumë i aftë. E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, më pas ngelëm me 10 futbollistë dhe ia dolëm të qëndrojmë në lojë. Në fund të fundit, është një rezultat i mirë kundër një skuadre të bukur”, deklaroi trajneri i bardhezinvje.
KOHA JONË SONDAZH

