FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri shumë surpriza në formacionin zyrtar ndaj Lazios (FOTO)

Pas pak minutash do të startojë ndeshja e parë e javës së dytë në Seria A mes Juventusit dhe Lazios. Bardhezinjtë janë në kërkim të suksesit të dytë në kampionat, pas fitores së vështirë ndaj Chievos, ndërkohë që bardhekaltrit janë në kërkim të pikëve të para.

Bie në sy fakti se Allegri ka bërë disa zgjedhje surprizë në formacionin zyrtar të ndeshje, duke luajtur me skemën 4-3-3. Dybala, Cuadrado dhe Douglas Costa kanë përfunduar në stol, teksa në vendin e tyre ka hapësira për Matuidi, Bernandeschi dhe Mandzukic. Në krahun tjetër nuk ka asnjë befasi në formacionin e Inzaghit me vendosjen 3-5-1-1. Strakosha si gjithmonë do të mbrojë katërkëndshin e portës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?