Allegri s’i ka në plan, Demiral dhe Rugani bëjnë gati “valixhet” te Juventusi

Merih Demiral dhe Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohen nga Juventusi gjatë kësaj merkato vere. Turku ka kohë që u ka kërkuar drejtuesve largimin pasi dëshiron të luajë me intensitet dhe ofertat për të nuk mungojnë, me Evertonin që ka shfaqur interes pikërisht për 23-vjeçarin.

Bardhezinjtë e kanë bërë të qartë se e vlerësojnë mbrojtësin 35 milionë euro dhe se për kartonin e tij nuk pranojnë ulje. Për sa i takon Ruganit, në garë për kartonin e tij janë Fiorentina, Bologna, Besiktas dhe Real Betis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?