Allegri tregon frikën: Të shmangim “përgjumjen” me Valencian
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka një frikë të vetme në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Valencias. Strategu i bardhezinjve i trembet një përgjumje si ë minutat e fundit të ndeshjes ndaj Manchester United.
“Së pari të kualifikohemi e më pas të mendojmë për vendin e parë. Valencia nuk është e njëjtë me atë të ndeshjes së parë, do të jetë e vështirë fitorja. Humbja ndaj Manchester United na bëri mirë.
Dybala? Pres që ai të bëjë një ndeshje të mirë, sigurisht si pjesa tjetër e ekipit, ne jemi përmirësuar shumë, por kemi ende gjëra për të bërë.”
4-3-3 jo, 4-3 dhe pastaj le të bëjmë pak rrëmujë, rikthimi Matuidi. Sigurisht nuk është e lehtë të lesh dikë jashtë. Cuadrado po mësohet edhe në rolin e mbrojtësit të djathë, gjë që është e rëndësishme.
Ne duhet të tregojmë respekt ndaj Valencia-s, është më e rëndësishme se fitorja. Në 10 ndeshjet e fundit vetëm një ka humbur, duhet të fitojmë patjetër nesër. Nuk kam vendosur asgjë akoma, por duhet të fitojmë”, deklaroi trajneri i Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

