FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri u shkarkua nga Nedved: Nëse qëndron Max, iki unë!

Lamtumira e Massimiliano Allegrit nga Juventusi, i dha fund një epoke të artë të bardhezinjve të mbushur me trofe, por dhe me një ëndërr të madhe të parealizuar: Championsin. Disa orë pas largimit, kanë filluar që të shfaqen edhe shkaqet e vërteta të “divorcit”, të cilat duket se erdhën për shkak të ndërhyrjes së dyshes Nedved-Partici.

Sipas Allegrit, skuadra duhet t’i nënshtrohej një mini-revolucioni, me afrimin e 4-5 lojtarëve të rinj, që do të shërbenin për të shtuar cilësitë, por edhe për të rinovuar grupin, ndërsa në listën e të sakrifikuarve kishte vënë emra si Cancelo, Alex Sandro, Pjaniç dhe Dybala.

Por pikërisht në këtë aspekt hasi në kundërshtinë e fortë të dyshes së drejtuesve Nedved-Paratici, të cilët mbrojtën idenë se skuadra është konkurruese dhe se nuk ka nevojë për “çmenduri” merkatoje, vetëm ndonjë ndërhyrje riparuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati mes palëve shkoi deri në pikën sa çeku kërcënoi se nëse presidenti Agnelli do të rreshtohej në krah të trajnerit Allegri, atëherë ai do të largohej nga Juventusi. Në fund presidenti Agnelli vendosi që të vijonte me Nedved, duke larguar Allegrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?