FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri zbulon formacionin: Ronaldo dhe Dybala do të luajnë me siguri!

Nuk ka pushim për Cristiano Ronaldon, i cili edhe në ndeshjen ndaj Bolognës do të luajë nga minuta e parë. Me të në sulm nga minuta e parë mund të jetë edhe Kean, i cili do të mbështet edhe nga Paulo Dybala. Në prag të ndeshjes së nesërme ka folur edhe trajneri Massimiliano Allegri.

“Jemi në fillim të kampionatit, Ronaldo është mirë fizikisht dhe do të vijojë të luajë dhe të shënojë. Me siguri që do të luajë nesër. Edhe Dybala ka nevojë që të luajë. Në ndeshjen ndaj Frosinones ka luajtur shumë mirë, dhe loja e tij nuk përcaktohet vetëm nga fakti që nuk shënon.

Në mesfushë do të luajë Bentacur, i cili duhet të besojë më shumë në vlerat e tij, me të do të luajë një mes Pjanic dhe Can. Në portë do të luajë Perin, ndërkohë që në mbrojtje do të pushojë Chiellini. Bologna mundi Romën dhe është një skuadër që të bën të vuash. Duhet të fitojmë pasi aspekti mental është i rëndësishëm”, deklaroi Allegri. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?