Allegri zbulon gjysmën e formacionit ndaj Young Boys, lë disa yje pushim
Pas debutimit me fitore ndaj Valencias, Juventus vijon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve me një test që nuk pritet t’u hapë shumë probleme. Në “Allianz Stadium”, Young Boys do të shkojëme misionin për të shkaktuar surprizë. Bardhezinjtë në këtë ndeshje duhet të bëjnë pa Cristiano Ronaldon, i cili është skualifikuar me një ndeshje, pasi u ndëshkua me karton të kuq në “Mestalla”. Massimiliano Allegri ka folur në prag të ndeshjes duke kërkuar kujdes, por dhe duke qartësuar disi për formacionin që mund të hedhë në fushën e lojës.
“Ndeshjet fillimisht luhen dhe më pas fitohen. Duhet të kemi respekt për Young Boys, pasi kanë fituar shumë ndeshje. Kanë një trajner të shkëlqyer, dhe janë shumë të zotë veçanërisht në topat e gjatë. 20 minutat e fundit ndaj Napolit nuk më kanë pëlqyer, ndaluam së vrapuari, Nesër duhet të arrijmë në kuotën e 6 pikëve.
Mungesa e Ronaldos? Kemi luajtur me 10 që nga minuta e 25-të ndaj Valencias. Ronaldo ka luajtur shumë ndeshje, të shtunën bëri një ndeshje shumë intensive, duke bërë ndeshjen më të mirë që kur ka ardhur. Ai meriton që të pushojë.
Formacioni? Chiellini nuk luan, Barzagli është këtu me mua sepse do të zbresë në fushë, është një njeri i madh dhe i vjetër. Cancelo mund të pushojë. Emre Can? Kam një dyshim, varet nëse d të luajmë me dy mesfushor apo me tre. Sulmi do të jetë me dy lojtarë, Mandzukic dhe Dybala, edhe pse Kean është shumë mirë. Bernardeschi? Mund të luajë në krahë, në qendër apo dhe në rolin e trekuartistit, por mund edhe të mos luajë. Khedira është rikthyer, por nuk do të luajë nga fillimi. Ndaj Young Boys mund të jetë në fushë maksimumi për 30 minuta, ndërkohë që mund të luajë në fundjavë ndaj Udinezes”, deklaroi strategu bardhezi. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

