Ançeloti: Juve më e fortë se në Kardif, Reali nuk kalohet vetëm me mbrojtje të fortë …

Trajneri i njohur italian, Karlo Ançeloti për momentin është i papunë pas largimi nga drejtimi i Bajernit. Strategu i njohur ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, teksa ka komentuar dhe shortin e hedhur dje në Nion. Juventus do të përballet sërish me Realin, dhe për Ançelotin trajneri Alegri e di mjaft mirë se mbrojtja nuk mjafton për t’u kualifikuar.

“Në Uemblei, kundër Totenhemit, Alegri nënshkroi ndeshjen e përsosur, ishte një kryevepër e vërtetë e taktikave dhe e strategjisë. Juventusi mburret me mbrojtjen më të mirë të kampionatit, por qëndrueshmëria mbrojtëse për të eliminuar kampionët e Europës nuk do të ishte kurrë e mjaftueshme. Një gol, Real Madridi e shënon gjithmonë. Higuain dhe Dybala janë një dyshe e madhe. Asgjë nuk është e pamundur, mjafton të përmendim motivimin psikologjik. Kjo Juve është më e fortë se ajo e Kardifit, është shumë e vetëdijshme për forcën e vet…”, ka thënë strategu italian.

Lidhur me ndeshjen tjetër mes Barcelonës dhe Romës, Ançeloti mendon se ekipi spanjoll është dukshëm favorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth çerekfinales tjetër, Barcelona-Roma, Ancelotti e pranon: “Historia e dy klubeve, puna e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, klasi i lojtarëve të mëdhenj si Mesi, vetëm dy gola të pësuar deri më tani nga blaugranët në këtë edicion… Gjithçka thotë se kalon Barcelona. Por, Roma ende mund të shpresojë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?