FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti: Dueli me Shakhtar? Reali nuk di të gabojë në sfida të tilla

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e di shumë mirë që çdo gabim mund të kushojë në Champions. Trajneri italian është shprehur i bindur se lojtarët e tij nuk do të gabojnë ndaj Shakhtar Donetsk.

“E Njohim mirë kundërshtarin tonë. Do të thotë shumë fitimi i kësaj ndeshje. Është një moment vendimtar në grup. Nesër mes fitores dhe humbjes ka një dallim të madh. Nëse humbasim, do të jemi të detyruar që të fitojmë më pas dy ndeshjet e mbetura.

Kjo skuadër nuk di të gabojë mentalisht në ndeshje të një niveli të tillë. Hazard? Është stërvitur mirë dhe duhet të ketë besim pasi momenti i tij do të vijë. Ai duhet të përfitojë dhe të gjejë momentin e duhur për të treguar vlerat e tij”, deklaroi strategu italian para ndeshjes. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?