Ancelotti: Grupi i vështirë, por PSG dhe Liverpool na e kanë frikën
Napoli ka mësuar rivalët në Champions, të cilët do të jenë as më pak dhe as më shumë dy super ekipe si Paris Saint-Germain dhe Liverpool, e mbyllur nga Crvena Zvezda. Kjo nuk e ka trembur aspak trajnerin Carlo Ancelotti, i cili ka reaguar në këtë mënyrë.
“Na ka rënë një grup shumë i vështirë ku janë dy skuadra që mund të fitojnë Champions League, por jam i bindur se edhe ato do ta kenë të vështirë kundër Napoli. Edhe ata na e kanë frikën. Duhet të marrim pikët e plota me Crvena Zvezda, si e vetmja mënyrë për të pretenduar kualifikimin,” – shtoi Ancelotti.
KOHA JONË SONDAZH

