FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti karikon Napolin: Nuk firmos për barazim, jam këtu për të fituar gjithçka

Napoli do të shkojë në Torino, jo vetëm për të treguar forcën ndaj Juventusit, por dhe për të treguar se këtë sezon e kanë edhe më seriozisht për titullin kampion nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Strategu italian në prag të ndeshjes është shprehur se nuk do të firmoste asnjëherë për një barazim në një duel të tillë.

“Problemi i vetëm për këtë ndeshje do të jetë formacioni, i vështirë për t’u përzgjedhur prej meje. Ekipi është mjaft mirë fizikisht dhe i motivuar. Më shumë se 11 lojtarë meritojnë të luajnë kundër Juventusit për atë që kanë treguar në ndeshjet e fundit.

Nëse do të nënshkruaja për një barazim në Torino? Kurrë nuk e kam bërë këtë në jetën time. Ec përpara në linjën time: nuk duhet të mendojmë për rezultatin. Mendojmë të luajmë mirë, duke përsëritur atë që kemi bërë në ndeshjet e fundit. Vështirësia rritet, është e pashmangshme, do të kemi më shumë presion, por nuk duhet të ndryshojmë mënyrën e të luajturit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë do të thotë të kthehem në Torino? Është pjesë e së kaluarës, por nuk më shqetëson një gjë të tillë. Ishte periudhë e keqe për rezultatet, por më ndihmoi të rritesha dhe të kuptoja se si punohet në një klub serioz. Nuk e konsideroj atë eksperiencë negative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Efekti Ronaldo? Për Cristianon kam mirënjohje të pafund. Përtej golave që shënonte, kur isha trajner në Madrid, më ka bërë përshtypje me cilësitë e tij njerëzore dhe profesionale. Jam i lumtur që është në Itali, mendoj se është një vlerë e shtuar për futbollin tonë”, deklaroi strategu italian.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?