Ancelotti kërkon me ngulm transferimin e De Paul

Napoli kërkon me ngulm transferimin e fantazistit të Udineses, Rodrigo De Paul. Argjentinasi pëlqehet shumë nga drejtuesit e të kaltërve dhe shihet si njeriu ideal për të forcuar repartin e avancuar. Por pretendimet e larta të skuadrës nga friulane duket se e kanë vështirësuar punën për të arritur te 25-vjecari, për të cilin Udinese kërkon 30 milionë euro.

Por për të ulur disi këtë shumë, klubi i Napolit e ka një plan, të përfshijë në marrëveshje njërin mes Simone Verdi dhe Adam Ounas. Napoli nuk është klubi i vetëm që interesohet për De Paul, pasi argjentinasi pëlqehet shumë nga Inter, ndërsa edhe Milan ka shfaqur interes.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?