FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti: Me Gatusson flasim shpesh, shpresoj t’i jap titullin Napolit!

Carlo Ancelotti është gati për të sfiduar të shkuarën e tij, Milanin. Napoli I tij do të presë kuqezinjtë në “San Paolo”, në një sfidë me mjaft rëndësi për të dyja ekipet.

“Me Gattuso-n flasim shpesh, arsyeja e bisedave tona nuk ka të bëjë me ushqimin. Nesër do të takohemi dhe është gjithnjë kënaqësi, ashtu siç është për Maldini-n, Leonardo-n dhe personat e tjera që janë ende te Milani. Por ajo që ka rëndësi është që ta prezantojmë Napolin sa më mirë para publikut tonë, duke përmirësuar ato që kemi bërë kundër Lacios. Në ‘Olimpico’ për 30 minuta bëmë të tjerët që të qeshnin”.

Titulli? Ka ëndrra dhe ka utopi. Të shkojmë pas kësaj të dytës është e tepruar, kurse ëndrra lind nga ajo që ka bërë Napoli vitin e kaluar. Ajo pak që mungon për të mbërritur te titulli kampion shpresoj që ta jap unë. Ndjesitë e mia që kisha nga jashtë, janë të njëjtat që prej unë gjendem këtu. Nuk kam pasur surpriza, por vetëm konfirmime. Grupi është i mirë dhe të gjithë janë në të njëjtin nivel, nuk shikoj xhelozi, zili, apo eksese në protagonizëm”, u shpreh tekniku i të kaltërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?