FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti ndryshon mendje, Hysaj drejt rinovimit me Napolin

Zhvillime të reja për të ardhmen e Elseid Hysajt te skuadra e Napolit. Gazeta “Il Mattino” njofton se mbrojtësi i kombëtares sonë mund të mbetet te skuadra e Ancelottit edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se të kaltrit janë në kërkim të dy mbrojtësve anësor.

Presidenti i Napolit, De Laurenttis dhe menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, kanë patur një takim për të diskutuar mbi të ardhmen e shqiptarit ose më mirë për të kuptuar qëndrimet mes palëve.

Ende nuk është caktuar një takim i dytë, por premisat janë që Napoli t’i ofrojë rinovimin e kontratës shkodranit. Ancelotti duket se ka ndryshuar mendim dhe mund të preferojë që ta mbajë në ekip, për të mos rrezikuar ndonjë blerje të dështuar në merkato. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?