FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti: Nëse nuk do të kalojmë turin, jemi k***

“Napoli duhet të jetë i qëndrueshëm. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare. Intensiteti dhe përqendrimi do të jenë vendimtarë”. Carlo Ancelotti ka folur në këtë mënyrë në prag të ndeshjes ndaj Crvena Zvezdës. Ai u rikthye dhe te barazimi në ndeshjen e fundit ndaj Chievos.

“Kritikat janë normale, nuk ndryshon asgjë pasi jemi një grup kompetitivë, që kemi hasur vështirësi në javët e fundit. Crvena Zvezda është një ekip i nënvlerësuar. Janë ende në garë për kualifikimin, janë shumë të organizuar në mbrojtje dhe të rrezikshëm në kundërsulm.

Për të fituar, duhet të sulmojmë mirë, por nuk do të jetë një ndeshje që do të luhet në një portë. Nuk mendojmë për ndeshjen PSG-Liverpool, por vetëm për veten. Do të vendoset gjithçka në fund. Nëse nuk do të kalojmë turin, do të jemi k***”, deklaroi Ancelotti./Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?