Ancelotti tregon lojtarin më të rrezikshëm në botë, s’është as Messi dhe as Ronaldo
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur rreth lojtarit të tij Vinicius Jr. Ai ka deklaruar se braziliani është një sulmues dhe një lojtar shumë i rrezikshëm momentalisht në futboll.
“Duke pasur parasysh mënyrën se si ai luan, mendoj se ai është lojtari më i rrezikshëm për momentin në futbollin botëror. Sepse nuk ka shumë lojtarë që bëjnë atë që ai bën në këtë moment në kohë.
Ky është mendimi im. Ai duhet të përmirësohet sepse situatat një me një janë të rëndësishme në futboll, por nuk janë gjëja më e rëndësishme. Vinicius ka aftësinë të përmirësohet dhe të mos jetë i kënaqur me mënyrën se si po performon”, theksoi strategu italian.
KOHA JONË SONDAZH

