Ancelotti zbulon favoritet për titullin në Seria A, Juvja do jetë e rrezikshme

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka folur për tema të ndryshme në një intervistë të dhënë për “Storie di Serie A” në Radio Serie A me RDS. Mes temave ka qenë edhe ajo për luftën për titull të sezonit 2023/24.

“Titulli? Nuk e di. Mendoj se janë katër skuadra favorite: Napoli, Milan, Inter dhe Juventus. Më pas ka një grup skuadrash që do të kërkojë të mbajë ritmin si Roma, Lazio dhe Atalanta. Edhe Fiorentina që mund të bëjë një kampionat të bukur.

Besoj se këtë vit Juventus, duke parë se nuk do të luajë në Europë, do të jetë e rrezikshme. Në nivel profesional, të heq diçka të mos luash në Champions League. Në nivel të përgjithshëm, Juventus mund të bëjë një sezon pozitiv pikërisht për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gjë është të përgatisësh një ndeshje në tri ditë dhe një tjetër në një javë”, tha strategu italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?