FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti: Nuk krahasohemi me Juven, kam qenë dy herë pranë rikthimit te …

Carlo Ancelotti po bën një sezon fantastik me Napolin, duke qenë rivalët e Juventusit në Seria A. Strategu i njohur ka zbuluar se ka qenë dy herë pranë një rikthimi te skuadra e Milanit.

“Nëse them se mundohemi të stërvitemi sa më fort për të mundur Juven, automatikisht bëhet një objektiv shumë i largët. Preferoj krahasimin me veten. Dëshiroj një skuadër që do të luftojë deri në fund të kampionatit. Në Serinë A, cilësia e lojës nuk është e shkëlqyer, por është e mirë. Qëllimi është rritja e nivelit, si me klubet, ashtu edhe me kombëtaren”.

Është e vërtetë që kam qenë pranë rikthimit te Milani për 2 herë. Një herë kur u largova nga Reali, kur më kërkoi Galliani, dhe kur u mbyll përvoja me Bayernin, me Fassonen që donte të drejtoja klubin. Sa i përket ndryshimeve taktike, nuk ka një të vërtetë absolute në futboll. Ka njerëz të cilët kanë fituar me mbajtje topi, apo të tjerë me kundërsulme. Jam munduar t’u jap idenë time të lojës lojtarëve, besoj se po ia dalim mirë”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli renditet i dyti në kampionatin italian, me 41 pikë të grumbulluara në 17 takime të luajtura. Sfida e ardhshme për të kaltrit do të jetë ditën e mërkurë kundër Interit, në “San Siro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?