Angli-Danimarkë, UEFA hap një hetim disiplinor

Angli-Danimarkë përfundon në tavolinën e Komisionit Disiplinor. UEFA ka hapur një procedim disiplinore ndaj Anglisë pas gjysmëfinales kundër Danimarkës, që u luajt mbrëmjen e djeshme.

Nën akuzë janë disa tifozë të cilët kanë përdorur lazer kundër Peter Schmeichel në momentin e ekzekutimit të penalltisë nga Kane. Një veprim i ngjashëm është bërë edhe gjatë ekzekutimit të himnit të Danimarkës, ndërkohë që janë përdorur edhe fishekzjarrë.

Federata Angleze mund të marrë një gjobë për shkak të shkeljes së rregullave. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?