FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ansu Fati: Askush nuk do të jetë kurrë si Messi, duhet të shkoj në rrugën time!

Ansu Fati ka firmosur rinovimin e kontratës me Barcelonën deri në vitin 2027. Numri 10 i Barcelonës në konferencën për shtyp e ka pranuar se është një ëndërr e madhe për të e gjithashtu një përgjegjësi që të mbajë numrin e Lionel Messit.

“Është një nder, kaq shumë kujtime më vijnë në mendje. E gjithë kjo është një ëndërr për mua dhe familjen time, është emocionuese të vazhdoj historinë time me Barçën, atë që kam dashur gjithmonë. Falenderoj klubin për besimin, të cilin unë shpresoj të paguaj. Unë u thashë agjentëve të mi se doja të qëndroja dhe të isha i qetë këtu psikologjikisht, jam i lumtur që ndodhi. Ndihem i dashur këtu dhe i vlerësuar dhe ky është një nga elementët më të rëndësishëm, që nga momenti i parë që kam shkelur në La Masia, ku dua të jem, i motivuar dhe i lumtur.

Numri 10 mbi supe? Ajo peshon shumë dhe ata do të më vlerësojnë për të, por në kokën time e di se çfarë mund të bëj nuk e ndiej presionin për shkak të historisë me Mesin, jam I qetë. Askush nuk do të jetë kurrë si Messi, unë duhet të shkoj në rrugën time. Sfida ndaj Realit? Ajo është rivalja jonë e madhe, do të luajmë në shtëpi dhe shpresoj se ky është një faktor. Ne do të japim gjithçka, ne jemi Barça dhe na kërkohet të fitojmë gjithçka “, deklaroi talenti i katalanasve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?