Apeli i dëshpëruar i djaloshit afgan për Messin: Të lutem, më shpëto nga talebanët!

Historia e Murtaza Ahmadit ka bërë xhiron e botës. Imazhet e fëmijës afgan, tifoz i Lionel Messit, i veshur me një qese plastike me vija bardhë e blu ka nxituar reagime të shumta solidariteti. Ai ishte shumë i varfër për të blerë një bluzë, ndaj dhe babai i tij preu një çantë në madhësi e trupit të tij dhe shkroi një numër 10 mbi të.

Në vitin 2016 fotot e tij arritën që të preknin zemrën e Lionel Messit, i cili e bëri ëndrrën e djaloshit realitet, duke i dhuruar një fanellë origjinale, me firmën e tij, ndërkohë që më vonë e ftoi në një miqësore te Barcelona.

Pesë vjet më vonë, gjërat kanë ndryshuar. Në Afganistan, që ra në duart e talebanëve, jeta u bë shumë e vështirë. Djaloshi i vogël, vetëm 10 vjeç jeton i fshehur në shtëpi me familjen e tij në Kabul ku iku nga fshati i tij i lindjes në provincën jugore të Ghazniut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal jashtë sepse kam shumë frikë nga talebanët. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë. Më lini që të shkoj në një vend të sigurt. Unë dua të luaj futboll dhe ta bëj në një vend ku ka paqe”, tha djaloshi i famshëm për agjencinë e lajmeve EFE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Murtaza ka frikë sepse për famën e fituar falë historisë së tij dhe takimit me Messin, ai ka marrë kërcënime. Djaloshi ka frikë se do të rrëmbehet dhe do të bëhet objekt shantazhi. /Rozalb Lika-Koha Jone/

The Afghan boy in Leo Messi's plastic shirt fears the Taliban

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?