Apelimi në CAS, Skënderbeu sqaron të vërtetën për çështjen

Skënderbeu ka reaguar menjëherë pas dyshimeve se nuk ka pasur asnjë apelim në CAS pas dënimit të UEFA-s. Klubi bardhekuq tregoi provat në lidhje me këtë çështje kaq serioze për tifozët nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Përgënjeshtrim

Duke marrë shkas nga lajmi i shpërndarë në mediat online, KF Skënderbeu siguron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se klubi ka apeluar vendimin e UEFA-s në CAS dhe jemi duke pritur datën e seancës dëgjimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dokumenti i publikuar më poshtë i përket datës 29 tetor dhe është letërkëmbimi i fundit mes palëve në proces, dokument i cili hedh poshtë pretendimin e mediave vizive dhe online se në CAS nuk ka një apelim nga KF Skënderbeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shprehim publikisht indinjatën dhe zhgënjimin tonë karshi qarqeve të caktuara të cilat vijojnë të ‘luftojnë’ klubin tonë me qëllim destabilizimi duke keqinformuar qëllimisht opinionin publik.

KF Skënderbeu siguron mediat dhe Sportdashësit bardhekuq se do ti shkojmë deri në fund kësaj çështje për të zgjidhur dhe zbardhur të vërteten e këtij lajmi dashakeq karshi klubit.

Fotografia e KF Skënderbeu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?