Apolonia-Tirana fillon me vonesë në pjesën e dytë, tenda e stadiumit në rrezik shembje (VIDEO)
Fraksioni i dytë i sfidës mes Apolonisë dhe Tiranës nisi me vonesë. Shkak për këtë është bërë një problem mbi tribunën qendrore, aty ku pjesa e sipërme që mbulon këtë tribunë, ka filluar të lëkundet, duke rrezikuar edhe një rënie të saj.
Shkak për këtë është bërë era e fortë e cila është prezente në Fier. Delegati i ndeshjes Besnik Çela, ka urdhëruar të largohen të gjithë personat që ndodheshin poshtë pjesës që lëkundej tenda, për të startuar më pas sfida, në mënyrë që të mos rrezikohen jetë njerëzish.
Menjëherë pas largimit të njerëzve, është dhënë miratimi për zhvillimin e sfidës dhe arbitri i ka dhënë startin pjesës së dytë.
KOHA JONË SONDAZH

