FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arapi: E njohim Sheriff-in, kemi lojtarët e duhur për t’i përballuar!

Para sfidës së parë kualifikuese në Champions ndaj Sheriffit të Tiraspolit ka folur kapiteni Renato Arapi, i cili në konferencën për shtyp vlerësoi kundërshtarin dhe shprehu besimin te kualifikimi.

Gjendja e skuadrës – “Mendoj se kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen, gjithashtu edhe për ta analizuar kundërshtarin. Edhe gjendja fizike është e mirë, kështu që besoj se jemi gati për ta përballuar këtë ndeshje.”

Sheriff Tiraspol – “E njohim mjaftueshëm rivalin. Sigurisht është një ekip që cilësi, sidomos në repartin e sulmit. Kanë edhe ata pikat e dobëta dhe do mundohemi t’i shfrytëzojmë në maksimum.  E kemi përgatitur ndeshjen siç duhet, por ka detaje që nuk mund t’i themi këtu.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Afrimet e reja –“Jemi gati. Në ekipin tonë kemi lojtarë me eksperiencë dhe me cilësi. Edhe me ardhjen e Kallakut tani, pjesa përpara, katër lojtarët e sulmit, janë shumë cilësorë dhe mund të krijojnë diçka nga momenti në moment. Kjo na jep akoma më shumë besim.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?