FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arda Turan sherr me këngëtarin pasi i ngacmoi gruan, më pas shkon në spital me armë (VIDEO)

Arda Turan prej disa kohësh nuk është më në nivelet më të larta të futbollit botëror, por kjo nuk e ndal që të jetë një personazh shumë i përfolur në Turqi.

Sipas gazetave vendase, ish futbollisti i Atlético Madrid dhe i Barcelonës, ka qenë duke u argëtuar në një klub, pa shoqërinë e gruas së tij, e cila është 8-muajshe shtatzënë dhe është bërë pjesë e një sherri. Referuar informacioneve të publikuara, lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi.

Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin. Ky i fundit, në nerva e sipër e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë. Arda Turan, pas ngjarjes mësohet të ketë shkuar me armë në spital për t’i kërkuar falje Berkay dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Ada.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e dija që ishe gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq”, mësohet të ketë thënë futbollisti. Teksa sot është publikuar edhe me video momenti i sherrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?