Ardjan Takaj bie dakord me Gjicin: Ta bllokojmë kampionatin!

Mungesa e sigurisë dhe dhuna në stadiumet shqiptare po kthehet në një problem kryesor për vazhdimësinë e kampionatit. Pas thirrjes së një dite më parë të presidentit të skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, për të bojkotuar kampionatin, presidenti i skuadrës së Skënderbeut, Ardjan Takaj tregon në një intervistë për Top Channel se do të jetë e pamundur ruajtja e sigurisë së qytetarëve në këtë formë.

“Është e pamundur, unë kam paguar 7.5 milionë lekë të vjetra për sigurine në ndeshjen e parë dhe prapë ndodhi ajo që ndodhi. Po klubet e tjera me buxhete më të vogla? Po skuadrat e kategorive të tjera që pritet të fillojnë? Unë jam i mendimit që ta pezullojmë kampionatin”, tha Ardjan Takaj.

Ndërkohë që, veç ligjit, Policia e Shtetit ka nxjerrë si problem gjatë ruajtjes së sigurisë në stadiume edhe shpenzimet e shumta. I pyetur nëse klubet do të ishin të gatshme për të caktuar një fond për Policinë e Shtetit, Takaj thotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shteti shqiptar nuk ka asnjë kontribut në zhvillimin e futbollit. Të vetmin kontribut që ka, është që të garantojë sigurinë”, tha Ardjan Takaj.

Swiss Digital Mobile Reklama


Ndërkohë që presidenti Takaj foli edhe për faqen zyrtare të klubit ku u shpreh:

“Për ne që duam qetësinë dhe që duam që futbolli të shkojë në rrugën normale, normalisht që do kërkojmë rendin nëpër stadiume. Shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Në rast se ne investojmë shuma të mëdhaja për futbollin dhe të prishet gara për disa njerëz për ta përgjegjshëm. Jam dakord me atë çfarë ka thënë Gjici dje dhe i bashkohem apelit të Gjicit për këtë çështje. Jam gati që nesër të bojkotohet kampionati.

Nuk është vetëm Superiorja, është Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë. Imagjinoni çfarë mund të ndodhi në momentet që do nxehet gara. Kur gara do jetë shumë e egër. Unë e di sa i kanë kapacitet klubet shqiptare. U bëj thirrje këtyre që rinë dhe presin të bëhet çfarë të bëhet, të cohën sot, sa nuk është vonë. I di kapacitetin financiar të këtyre klubeve që janë mbas nesh dhe nuk kane kapacitetin për t’i paguar këta stjuard. Kostoja është kostoja e madhe për të përballuar ndeshje të nxehta. Asnjë nga këto kompanitë, nuk e merr përsipër edhe riskun në situata që do ketë kampionati. Gara është e nxehtë, ekipet janë përforcuar, po investojnë që të gjithë por që t’i mbajmë investimet, duhet t’i mbrojmë sot.

Është mirë që ne të jem bashkë sot. Është e papërballueshme. Kur flet Skënderbeu që është e papërballueshme, kur flet Kukësi, mendoj që për këto klubet e tjera, me buxhet shumë të vogël, është shumë më e papërballueshme. Në rast se kthehet ligji dhe kalon si më parë, atëherë gjërat do të kalojnë në rrjedhën normale. Nuk është momenti në Shqipëri për të hequr policinë. Duhet të jepen shenja mbas mbas viti.

Atëherë jemi gati edhe ne për ta larguar policinë nga stadiumet. Nuk e di sa e dinë kuptimin e stjuartëve njerëzit, sepse stjuartët nuk janë badigardë, nuk janë forca speciale, por janë njerëz të zakonshëm. Në të gjithë botën janë njerëz të zakonshëm, mund të ketë, invalidë, pensionistë, fëmijë, që marrim përsipër, njohin rregulloren, drejtojnë njerzit, ku të ulen ku të vendosen dhe të mbajnë qetësi nëpër stadiume. Në rast se këtu i quajnë stjuardët njerëz të forcave speciale, atëherë nuk e di unë çfarë janë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?