Arenali fiton pastër ndaj Leicester, ngjitet në vendin e pestë (VIDEO)
Arsenali vijon serinë e rezultateve pozitive, duke marrë një fitore 0-2 në transfertën ndaj Leicester dhe tashmë ngjitet në vendin e pestë. Pas një starti sezoni për t’u harruar, “topçinjtë” janë rritur ndjeshëm në cilësinë e lojës dhe në rezultate.
Skuadra e Artetës gjeti golin e avantazhit që në minutën e pestë me anë të brazilianit Gabriel Magalhaes, ndërsa në të 18-ën ishte Smith-Rowe që dyfishoi shifrat e vulosi suksesin.
Deri në funde Leicester u përpoq të rihapë ndeshjen, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Arsenali ngjitet përkohësisht në vendin e 5-të me 17 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

