Argjentina e nis me fitore fushatën kualifikuese, Messi shënon një “perlë” (VIDEO)

Argjentina e ka nisur me fitore 1-0 ndaj Ekuadorit, kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës dhe vendimtar ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi me një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë.

“Pleshti” ishte i papërmbajtshëm në minutën e 78-të të ndeshjes. Ai realizoi një super gol nga një goditje e dënimit prej pak më shumë se 20 metrave duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit ekuadorian.

Edhe pse ka fituar Botërorin e fundit me Argjentinën e tij, Messi tregoi se nuk dëshiron të ndalet me kaq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
ARGENTINA vs. ECUADOR: el GOLAZO de LIONEL MESSI para romper el empate en el MONUMENTAL. 🇦🇷⚽🇪🇨

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?