Argjentina fiton Kupën e Amerikës ndaj Brazilit, Messi shijon trofeun e parë (VIDEO)

Argjentina ka fituar trofeun e Kupës së Amerikës. Përfaqësuesja albiceleste mundi Brazilin me shifrat 0-1 dhe kurorëzon titullin e 15-të në histori dhe këtë e bën në stadiumin legjendar Maracana të Rio de Janiero-s.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 22-të me Rodrigo De Paul që jep një top të gjatë për Di Maria-n. Ylli i PSG me një goditje të bukur me parabël e dërgon topin në rrjetën e Ederson.

Richarlison gjeti golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë, por sulmuesi brazilian ndodhej në pozicion jashtë loje. Me gjithë përpjekjet e brazilinanëve, rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Leo Messi fiton titullin e parë me Argjentinën pas katër finaleve të humbura dhe përfaqësuesja albiceleste barazon Uruguajin me 15 trofe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?