Aris largon nga skuadra Mërgim Mavrajn, kapiteni i kombëtares sërish pa ekip

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj nuk bën më pjesë në planet e Arisit të Selanikut. Ai duhet të kërkojë një ekip të ri gjatë merkatos së janarit pasi drejtuesit e ekipit grek i kanë treguar derën.

Së bashku me Mavrajn do të largohen nga ekipi grekë i Arisit edhe dy lojtarë të tjerë për faktin se paraqitjet e tyre nuk kanë qenë dinjitoze. Edhe pse Mavraj ka një kontratë 1+1 me Aris, kjo gjë nuk e ka ndalur presidentin e klubit që t’i komunikojë mbrojtësit shqiptar lajmin për të gjetur një klub tjetër.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që një klub grek largon futbollistin shqiptar, pasi para pak kohësh AEK-u largoi nga ekipi mesfushorin, Astrit Ajdareviç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?