“Arkitekti” i Arsenalit transferohet zyrtarisht te Milani

Ivan Gazidis ka lënë zyrtarisht klubin e Arsenalit për të marrë postin e shefit ekzekutiv te Milani. Klubi anglez ka publikuar sot një deklaratë për shtyp, ku konfirmon se 54-vjeçari do të transferohet në Itali në dhjetor, ndërsa pasuesi i tij do të jetë Vinai Venkatesham.

“Ishte momenti i duhur për t’u larguar. Pas disa viteve në MLS dhe te Arsenali, mezi po pres që të nis një aventurë të re te nje tjetër klub i madh si Milani dhe të punoj për ta çuar sa më larg”.

Gazidis ka punuar me Arsenal-in prej vitit 2009 dhe ka qenë shumë i rëndësishëm në ndërtimin e një strukture të shkëlqyer organizative.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?