FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i Lloris, klubi i Tottenhemit dënon portierin

Arrestimi i Hugo Lloris do të shoqërohet me masa dënuese edhe nga klubi i Tottenhamit. Kapiteni i ekipit u kap me një sasi të madhe alkooli në gjak 2 ditë para një ndeshjeje shumë të rëndësishme. Një ndeshje, të cilën Lloris do ta luajë gjithsesi, sepse nuk ka kohë për të eksperimentuar me alternativa të tjera, por mediat angleze bëjnë me dije se trajneri i Tottenham do të marrë masa të rënda.

Mendohet se portierit francez nuk do t’i jepet rroga për 2 javë, që do të thotë 300 mijë paund më pak. Gjithashtu klubi ishte mjaft i qartë në komunikatën për shtyp të pak ditëve më parë, ku theksoi se Tottenhami i merr shumë seriozisht këto lloj situatash dhe do të ketë penalitete të rënda.

Përveç rrogës, me shumë mundësi Lloris do t’i hiqet dhe shiriti i kapitenit. Trajneri ndihet i tradhtuar, sidomos nga një lojtar që të gjithë e mendonin shumë të përgjegjshëm, njeriu i fundit i cili mund t’i ndodhte kjo gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?