Arriti 400, vetëm 4 legjenda kanë shënuar më shumë se Ronaldo
Kristiano Ronaldo arriti të zhbllokohej ditën e djeshme me fanellën e Juventusit, madje duke shënuar dy gola ndaj Sasuolos.
Me këta dy gola, portugezi arriti kuotën e 400 golave të shënuar në kampionatet europiane.
Është pikërisht kjo shifra që ka realizuar në karrierën e tij gjatë aktivizimeve në kampionatin portugez, atë anglez, atë spanjoll e së fundmi italian.
CR7 kishte gjetur 3 herë rrjetën me Sporting Lisbonën, 84 me Mançester Junajtid dhe 311 herë me Real Madrid.
Në Europë janë vetëm 4 futbollistë që kanë shënuar më shumë se ai.
Josef Bikan mban rekordin me 518 gola të realizuar në Austri dhe Republikën Çeke.
Më pas vjen Ferenc Pushkash me 514 gola, Methju MekGrori me 410 dhe Uve Zeler me 406.
Këta të fundit, qartësisht objektiva mëse të arritshëm nga portugezi në një të ardhme të afërt.
Rekordet janë bërë për t’u thyer. Të shohim a do ia dalë Ronaldo të jetë goleadori më i mirë në Europë.
KOHA JONË SONDAZH

