Arsenal bën gati ofertën për yllin portugez të Lille
Arsenal është hedhur në sulm për mesfushorin e Lille, Renato Sanches. Futbollisti portugez duket se ka dëshirë të provojë një aventurë të re pas fitores së Ligue 1 sezonin e kaluar.
Topçinjtë janë klubi i fundit që ka marrë informacione për mesfushorin. Lille është gati ta shesë futbollistin për 35 milionë euro.
Fati i këtij operacioni varet nga e ardhmja e Granit Xhaka, i cili mbetet një objektiv i Romës, por verdhekuqtë nuk janë gati që të paguajnë 20 milionë euro për të.
KOHA JONË SONDAZH

