FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenal dhe United bëjnë paqe në super sfidën e javës së 21-të (VIDEO)

Supersfida e javës së 21-të në Premier League mes Arsenalit dhe Manchester United është mbyllur në barazim pa gola. Në “Emirates Stadium” të parët që do të rrezikonin do të ishin Djajtë e Kuq me Fred, por që do të ndalej nga një pritje shumë e mirë e gjermanit Leno.

United luan më mirë, teksa në minutën e 34-t, rrezikon sërish me Bruno Fernandes, i cili goditi keq brenda zonës. Arsenali zgjohet në fillimin e pjesës së dytë duke dhënë sinjale me Willian.

Edinson Cavani nuk arriti që të realizonte në minutën e 59-të, ndërkohë që disa minuta më pas as kolegu i tij në krahun tjetër Lacazette bëri të njëjtën gjë. United mbetet në vendin e dytë me 41 pikë, 3 më pak se City, ndërkohë që Arsenal renditet në vendin e 8-të me 31 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?