Arsenal dhuron spektakël në derbi, fiton me përmbysje ndaj Tottenham-it (VIDEO)
Arsenal me dyshen Aubameyang dhe Laccazzete dhurojnë spektakël duke fituar 4-2 derbin e Londrës ndaj Tottotenham. Dueli i luajtur në “Emirates Stadiumi” nisi menjëherë me gol që në minutën e 10-të, teksa Aubameyang shënoi nga pika e bardhë. “Spursat” reaguan shumë shpejt duke gjetur golin e barazimit në minutën e 30-të me Dier shënoi me një goditje me kokë.
4 minuta më pas sfida ndizet teksa on fiton një penallti brenda zonës, teksa nga pika e bardhë Harry Kane nuk do të gabonte. Në fillimin e pjesës së dytë vjen kundërpërgjigja e vendasve që barazojnë me një gol spektakolar të Aubameyang.
Më tej në “skenë” do të spikaste Laccazzete, i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 75-të, ndërkohë që dy minuta më pas Torreira kompletoi një derbi fantastik. Arsenal me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 30 pikë, po aq sa Tottenham. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

